Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe ka njoftuar se ekonomia e vendit të tij, e cila prej muajsh po përjeton krizën më të keqe në historinë e saj, është shembur dhe nuk mund të paguajë as për importet e naftës.
“Ekonomia jonë është shembur plotësisht”, tha kryeministri Wickremesinghe në një fjalim në parlament, duke shtuar se Sri Lanka po përballet me një situatë serioze që përfshin mungesën e karburantit, gazit, energjisë elektrike dhe ushqimit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke theksuar se ata nuk janë në gjendje të paguajnë as për importet e naftës, Wickremesinghe tha se qeveria humbi një mundësi për të kthyer krizën.
Qytetarët e Sri Lankës, e cila po përballet me krizën më të madhe ekonomike në historinë e saj, hynë në grevë në fund të marsit të këtij viti për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike që zgjati 13 orë në ditë.
Në fund të marsit, protesta u mbajtën në të gjithë vendin për shkak të ndërprerjeve disa orëshe të energjisë elektrike dhe mungesës së ushqimit, karburantit dhe mallrave të tjera jetike, pasi mungesa e valutës së huaj çoi në krizën më të keqe ekonomike në Sri Lanka. Ndërprerjet e energjisë elektrike në vend zgjasin deri në 13 orë në ditë.
Përleshjet midis mbështetësve të qeverisë dhe protestuesve shpërthyen më 9 maj dhe njësitë ushtarake u thirrën në kryeqytetin, Colombo.
Mes presionit në rritje të opozitës, Mahinda Rajapaksa ka dhënë dorëheqjen si kryeministre. Presidenti Gotabaya Rajpaksa më pas emëroi Wickremesinghe si kryeministër më 12 maj, pasi kishte mbajtur më parë këtë post në tre raste.
Qeveria ka shpallur orë policore në të gjithë vendin dhe ka urdhëruar ushtarët të hapin zjarr ndaj kujtdo që plaçkit pronën publike ose shkakton dëme.
Tetë persona humbën jetën në protestat në të gjithë vendin, përfshirë një ligjvënës të partisë në pushtet dhe dy oficerë policie ndërsa rreth 250 persona u plagosën.
Banorët e Sri Lankës aktualisht po luftojnë me mungesën e karburantit, ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimeve të ushqimit dhe transportit./FolDrejt/