Italia është shortuar në grupin C në eliminatoret e EURO 2024 që do të luhet në Gjermani. Kombëtarja italiane ka “peshkuar” skuadra si Anglia me të cilën u përball dhe në Nations League, si dhe me Maqedoninë e Veriut, me këtë të fundit që e nxori jashtë Botërorit 2022.
Roberto Mancini ka folur pas hedhjes së shortit, ndërsa ka theksuar se e dinte se njëra mes Anglisë dhe Francës do t’i binte në grup, ndërsa ndër të tjera ka deklaruar se Botërori do të vazhdojë ta “përndjekë”
“Ne jemi në vazon e parë, por nuk kemi qenë me fat në shortet e kryera së fundmi. Botërori? Do të na ndjekë deri në fund.
Raspadori? Është duke luajtur ndeshje të rëndësishme dhe kur ato lojtarë që kanë kualitete luajnë sfida në këtë nivel përmirësohen gjithmonë.
Isha i sigurt që do të shortoheshim me njërën mes Anglisë ose Francës.
Grupi më duket i përballueshëm, sigurisht që ndeshjet nuk janë asnjëherë të thjeshta, por janë të gjitha për tu luajtur. Me Sauthgejtin njihem mjaft mirë dhe po na shkon mirë, nuk e di nëse pajtohet edhe ai me këtë mendim.
Maqedonia e Veriut? Ishte një nga ato ndeshje që i ndodhin çdo kujt. Ndeshjet duhen luajtur të gjitha”, përfundoi Roberto Mançini./FolDrejt/