Politikani gjerman Reinhard Butikofer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po gënjen me paturpësi në lidhje me situatën e fundit në veri.
Butikofer tutje ka shtuar se gënjeshtrat e Serbisë po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Ai ka pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë nga Bashkimi Evropian.
“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer në rrjetet sociale./FolDrejt/