Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Konashenkov tha se “ushtria ruse vazhdon të përparojë në Ukrainë dhe të marrë vendbanime”.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se raketa kryqëzuese me precizitet të lartë goditën depot e karburantit në Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov dha informacione për aktivitetet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.
Ai shtoi se “ushtria ruse vazhdon të përparojë në Ukrainë dhe të marrë vendbanime”.
“Depot e karburantit të vendosura në vendbanimet Dnipro, Lisichansk, Chuhuyiv dhe Novomoskovsk u shkatërruan nga raketat kryqëzuese me precizitet të lartë më 30 mars. Karburanti u dërgua nga ato zona në njësitë ushtarake ukrainase në Donbas”, tha Konashenkov.
“Deri më tani janë rrëzuar 124 avionë dhe 77 helikopterë si dhe janë shkatërruar 216 sisteme kundërajrore, 341 dronë, 1.815 tanke dhe mjete të tjera të blinduara të ndryshme, 195 raketahedhës me shumë fuçi, 762 obusë dhe 1.689 mjete ushtarake speciale”, tha Konashenkov./FolDrejt/