Ilyasah Shabazz, vajza e Malcolm X (El-Hajj Malik El-Shabazz) një nga emrat simbol të luftës kundër racizmit në SHBA i cili ra viktimë gjatë një atentati në vitin 1965 duke vënë në dukje rëndësinë e kontrollit të retorikës në luftën kundër racizmit tha se “Nëse duam që racizmi të marrë fund, duhet të shpjegojmë ngjarjet e vërteta të historisë. Nëse duam që islamofobia të marrë fund, atëherë duhet të vendosim nën kontroll këtë retorikë dhe të tregojmë historitë e vërteta të Islamit”.
Me ftesë të Institutit Yunus Emre (YEE), Shabazz ndodhet në Ankara për bashkëpunim me YEE. Ajo u takua me kreun e Institutit “Yunus Emre”, prof. dr. Şeref Ateş ku dhe diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Pas takimit, Shabazz vizitoi bulevardin “Malcolm X” të emërtuar në vitin 2018 në afërsi të ambasadës së SHBA-së në Ankara në lagjen Çukurambar. Në një prononcim për Anadolu, Shabazz bëri të ditur se për herë të parë viziton Ankaranë. “Ndodhem këtu përpara tabelës ‘Rruga Malcolm X’ pranë ambasadës amerikane. Jam shumë krenare dhe e nderuar”, tha ajo.
Shabazz tha se disa vite më parë ka biseduar me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe se presidentit Erdoğan i ka thënë se babai i saj Malcolm X e donte shumë Türkiye-n dhe të gjithë njerëzinë dhe se do të ishte mrekulli që një rrugë të emërtohej me emrin e tij.
Ajo u shpreh se është shumë e gëzuar që shikon se një rrugë në Ankara ka marrë emrin e babait të saj. “Më ka lumturuar dhe më ka bërë krenare me të vërtetë që presidenti (Erdoğan) i ka vënë emrin kësaj rruge”, tha Shabazz.
“Kjo është një ngjarje shumë e bukur dhe e veçantë”, theksoi Shabazz e cila shtoi se është pritur shumë mirë në vendet që ka vizituar në Türkiye, se arsyeja e kësaj është babai i saj Malcolm X dhe se kjo situatë e lumturon shumë.
– “Nëse duam që racizmi të marrë fund, duhet të shpjegojmë ngjarjet e vërteta të historisë”
Shabazz tha se duhet të luftohet kundër racizmit. “Mendoj se duhet të kontrollojmë retorikën. Nëse duam që racizmi të marrë fund, duhet të shpjegojmë ngjarjet e vërteta të historisë. Nëse duam që islamofobia të përfundojë, atëherë duhet të vendosim nën kontroll këtë retorikë dhe të tregojmë historitë e vërteta të Islamit, bukurinë dhe qetësinë e Islamit në mënyrë që të gjitha këto të marrin fund”, tha ajo.
Shabazz shpjegoi se racizmi nuk do të përfundojë vetëm “duke qëndruar ulur, duke shpresuar dhe duke u lutur që kjo të ndryshojë” por që për këtë duhet të kalohet në veprim.
Lidhur me vlerësimin për Malcolm X në mbarë botën dhe në Türkiye, Shabazz tha: “Bukuria e Malcolm-it është se ai ndan Islamin, flet për veçantinë e qenieve njerëzore, unitetin e Allahut si dhe rëndësinë e përqafimit të veçantisë dhe të vëllazërisë njerëzore. Jam shumë e lutur që trashëgimia e tij vazhdon të jetojë. Për mendimin tim ata që janë në errësirë dalin gjithmonë në dritë”.
– Vendi ku u vra babai i saj u transformua nga vend “tragjedie” në “fitore”
Shabazz tha se babai i saj u vra dhe u martirizua në sallën e konferencave Audubon Ballroom më 21 shkurt 1965, në sy të gruas, fëmijëve, mbështetësve dhe shumë njerëzve.
“Nëna ime para vdekjes së saj, këtë vend që përfaqësonte tragjedinë e transformoi në një vend ‘fitoreje’, ku njerëz nga e gjithë bota të vinin për të trajtuar vështirësitë e njerëzimit, për të ofruar programe kulturore dhe arsimore dhe që për liderët e brezave të ardhshëm të ofrojë frymëzim për programe dhe iniciativa me bazë etikën, moralin dhe karakterin”, tha Shabazz në vlerësimin e saj lidhur me transformimin e sallës së konferencave Audubon Ballroom ku u vra Malcolm X në Manhattan, “Qendra Përkujtimore dhe Edukative Malcolm X dhe Dr. Betty Shabazz”.
Shabazz tha se presin që të gjithë ta vizitojnë Qendrën Përkujtimore dhe Edukative Malcolm X dhe Dr. Betty Shabazz dhe se mund të mblidhen këtu për luftuar racizmin kulturor.
– “E shoh veten si një reflektim ndaj jush dhe juve si një reflektim ndaj meje”
Pasi tha se dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunim me Institutin Yunus Emre (YEE), Shabazz potencoi se kjo është edhe një prej arsyeve të ardhjes së saj këtu.
Ajo vuri në dukje se e duan kulturën, artin dhe historinë që ofron YEE. “Do të ishte mrekulli që fëmijët atje të mësojnë kulturën e popullit turk, të mësojnë për Islamin dhe dashurinë që keni. Ky është një bashkim shumë i bukur. Për këtë arsye dëshirojmë shumë të takohemi në Malcolm X dhe Betty Shabazz Center”, nënvizoi Shabazz.
Në mesazhin e saj për popullin turk, Shabazz tha: “Nëna ime më siguroi të rritem në mënyrë që të dua kontributet e grave për botën, kontributet e Islamit për botën, kontributet e Afrikës, diasporës për botën, në mënyrë që edhe unë të dua veten time. Ju dua juve. E shoh veten si një reflektim ndaj jush dhe juve si një reflektim ndaj meje”.
/FolDrejt/