Raportuesesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur lidhur me Raportin e Progresit i publikuar sot.
Von Cramon ndër të tjera ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.
Tutje politikania gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë janë kyçe në rrugën e Kosovës për në BE.
Në fund, raportuesja për Kosovën në PE thotë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.
“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, ka shkruar ajo.