Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se edhe përkundër presionit nga ndërkombëtarët nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë.
Sipas tij, Serbia do të synojë të mbajë politikë të pavarur ndaj Moskës zyrtare.
“Ne do ta mbrojmë pozicionin tonë për aq sa të jetë e mundur. Arritëm ta bëjmë këtë për dy vjet. Nëse do të vazhdohet kjo, nuk e di, por shpresoj. E dimë se çka do të nënkuptonin sanksionet ndaj jush. Ne kemi miq dhe do të ishte e padrejtë ndaj rusëve po t’i trajtonim ashtu”, ka thënë Vuçiq.
Serbia është një nga pak vende në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit të saj mbi Ukrainën.