Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid në vitin e ardhshëm me të dyja palët që ende nuk kanë rënë dakord për një kontratë të re. Kontrata e brazilianit pritet të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas një raporti të ri nga gazeta spanjolle El Desmarque, Madridi është përpjekur të lidh yllin e tyre me një marrëveshje të re, por deri më tani ajo ka rezultuar e pasuksesshme.
Dhe ndërsa Madridi nuk do të dëshirojë të humbasë asetin e tyre më të çmuar për asgjë, Los Blances kanë filluar të shqetësohen për rënien e fundit të formës së tij dhe tendencën e tij për t’u ankuar për çdo çështje jashtë fushës, për të cilat disa nga lojtarët e Real Madrid janë të pakënaqur.
Raporti përfundon me pretendimet se nëse sjellja e Vinicius nuk ndryshon për mirë, presidenti i Los Merengues, Florentino Perez nuk do t’i japë atij një marrëveshje të re dhe në vend të kësaj mund të konsiderojë ‘ta sakrifikojë atë’ për të nënshkruar me objektivin e vjetër Kylian Mbappé, me klubet elitare të Evropës që po monitorojnë nga afër situatën e Vinicius. /FolDrejt/