Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Florian Dushin në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Drejtësisë.
Dushi ka thënë se do të angazhohet që të mos prodhohet drejtësi selektive në vendin tonë.
“Sot, sërish, për herën e tretë, sipas propozimit të Degës së Dytë dhe përfundimisht aprovimit nga Kryetari dhe Kryesia e LDK-së, jam emëruar Zv.Ministër në Ministrinë e Drejtësisë nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti.
I vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vendin tonë, zotohem publikisht, se do të angazhohem me gjithë qenien time, dijen dhe përvojën, brenda autorizimeve që kemi, që ky sistem, asnjëherë më, të mos prodhojë drejtësi selektive në vendin tonë, por të jetë një sistem vërtetë i drejtë dhe efektiv, i cili qytetarët e vendit tonë i trajton në mënyrë të barabartë, duke mos e veçuar askënd pavarësisht statusit të tij ekonomik, politik apo përgjithësisht, statusit shoqëror dikush mund të ketë”, ka shkruar ai në Facebook.
Dushi, ka shtuar më tej se do të mbetet pranë qëndrimi se ndërtimi i shtetit të së drejtës mbetet krye sfidë.
“Ky është synimi ynë, i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Qeverisë që udhëhiqet nga ajo. Prandaj, unë edhe më tutje mbetem pranë qëndrimit se, ndërtimi i shtetit të së drejtës, mbetet krye sfidë për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë ata që vendin duan ta shohin të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare”.
Ndryshe, Ministria e Drejtësisë udhëhiqet n