Florian Marku dhe Miguel Parra Ramirez do të ndeshen mes tyre më 25 gusht në “Air Albania” për titullin WBC Silver. Një duel i veçantë, ndërkohë që nesër çdokush ka mundësinë të takojë nga afër Markun dhe rivalin e tij.
“Përshëndetje miq, dashamirës, sportdashës. Count doën ka nisur tashmë , emocionet dhe adrenalina sa vijnë dhe shtohen. Nesër është dita e pare e takimit tone të drejtpërdrejtë në ringun e improvizuar në QTU, në ora 18:00 .
Unë dhe Ramirez do të prezantohemi para jush me performancat tona dhe në fund do të bëjmë foto dhe autografe.
Faleminderit për mbështetjen deri në këtë moment por do doja që nga nesër te dyfishohej kjo mbështetje.
Kjo ndeshje po luhet në ‘Air Albania’ më 25 GUSHT për ju për dashurinë dhe respektin qe kam ndaj jush dhe vendit tim. Mirë u takofshim nesër në orën 18:00, QTU”.