Florian Marku është gati për të mbrojtur titullin ndërkombëtar të IFB përballë britanikut, Chris Jenkins.
Sfida do të zhvillohet në datën 2 prill, në “Utilita Arena” në Newcastle, në një betejë që pritet të dhuroi emocione, transmeton GazetaBlic Sport.
Florian Marku shihet pretendent në betejën me uellsianin dhe nëse ja del të triumfojë do të vazhdojë të jetë kampion ndërkombëtar në kategorinë “IFB”.
Ai ka thënë se kjo luftë do ta bëjë publikun e Mbretërisë së Bashkuar të respektojë emrin e tij.
“Kjo është lufta që do ta bëjë publikun e Mbretërisë së Bashkuar të respektojë emrin tim”, tha Marku para këtij takimi.
🇬🇧 “This is the fight that will make the UK public put respect on my name.” @FlorianMarku92 believes Saturday’s fight against Chris Jenkins could change the perceptions of many. 💪 pic.twitter.com/IvNFEuKZ92
— S-JAM BOXING (@sjamboxing) March 30, 2022