Sipas disa raporteve nga Gjermania, Barcelona ka hapur bisedimet për nënshkrimin e mundshëm të mesfushorit premtues të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Blaugranët thuhet se kanë qenë në kontakt me babanë e Wirtz për të provuar dhe për të sqaruar planet e tij të ardhshme, por duket se mund të jenë larg marrëveshjes duke pasur parasysh gjendjen e rrezikshme ekonomike të Barçës. /FolDrejt/