Të shtunën futbollistja shqiptaro-zvicerane Florijana Ismaili ishte duke shëtitur me një anije në liqenin Como të Zvicrës. Pasi u rrezit, ajo mendoi të kërcejë për t’u larë. Megjithatë, pas zhytjes ajo nuk doli më. Të martën pasdite roboti “Perseo” gjeti trupin e pajetë të futbollistes nga Berna, të zhytur në 204 metra thellësi, informon foldrejt.com, shkrimin e blick.ch.
Një fund tragjik për dramën e gjatë kundrejt familjes dhe të afërmve. Të enjten pritet të ndodhë obduksioni, kurse në këtë raste rëndom flitet për infarkt të zemrës për shkak të ndryshimeve të mëdha mes temperaturës së ujit dhe ajrit.
Kur Florijana është futur në liqe, temperatura në anije ka qenë 37 grad celsiuz, kurse në sipërfaqen e ujit 20 grad celsiuz. Por gjithçka do zbulohet saktë pas autopsisë.
Në rast se temperatura e ujit është e ngrohtë, atëherë trupi del në sipërfaqe, por në rast se është shumë i ftohtë (5 gradë celsiuz) atëherë trupi mbetet në ujë dhe kjo mund të zgjasë përgjithmonë. Pa robotin Perseo nuk mund të gjendej trupi i pajetë i futbollistes.
Në këshillë për gjithë të apasionuarit ndaj notimit dhe larjes në liqe e det, që të bëjnë kujdes kur vendosin të lahen. Paraprakisht të lagin trupin me ujë dhe më pas të futen tërësisht në ujë. Ndryshimi i lartë i temperaturave sjell infarkt të shpejtë dhe vdekje për 3 deri 5 minuta./Foldrejt.com