Marinarët e marinës Thai kanë shpëtuar katër mace që ishin braktisur në një anije që digjej në Detin Andaman.
Ekuipazhi njerëzor tashmë ishte evakuuar, por marina shpejt zbuloi disa anëtarë të harruar kur u dërguan për të kontrolluar vendin për derdhjet e naftës. Një marinar doli me varkë në anijen e përmbysur, para se t’i vinte macet në shpinë për t’i çuar në vend të sigurt.
Thuhet se, macet nuk janë lënduar dhe janë të shëndetshme. Ata tani janë duke u kujdesur nga shpëtuesit e tyre në postën e tyre komanduese, tha agjencia e lajmeve Reuters.