Grupi i famshëm anglez i rok Pink Floyd mblodhi më shumë se 600,000 dollarë amerikanë për Ukrainën gjatë një fushate humanitare në të cilën fansat dhuruan para për këngën “Hej, hej, ngrihu”, raportoi sot “Kyivdependent”.
Pink Floyd publikoi këngën në prill të këtij viti për të ndihmuar në “zbutjen e vuajtjeve” të njerëzve në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Fol Drejt.
Kënga përmban gjithashtu vokalin e këngëtarit ukrainas Andrii Hlivnyuk, marrë nga një klip që tregon një ukrainas duke kënduar në sheshin Sofia në Kiev./FolDrejt/