Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, të mërkurën pasdite në dy pika kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, janë formuar kolona të gjata të veturave, për shkak të pritjeve deri në një orë, shkruan Fol Drejt.
Në pikën kufitare Muçibabë, kolona në hyrje është 300 metra dhe pritjet janë deri në një orë.
Ndërsa, kolona në dalje të kësaj pike kufitare është 150 metra.
Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore, e kolona është 200 metra.
Por në Merdar, kolona është më e shkurtër, për shkak se pritjet në pikë po zgjatin deri në 20 minuta. /FolDrejt/