Për shkak të një stuhie dimërore të shoqëruar me borë të madhe, temperatura të ulëta dhe ulje të dukshmërisë në perëndim të Kanadasë, aeroporti ndërkombëtar në Vankuver pezulloi përkohësisht sot të gjitha fluturimet hyrëse dhe anuloi nisjet e planifikuara për orët e hershme të mëngjesit.
Kjo për shkak të një sistemi me presion të ulët nga Oqeani Paqësor, përcjell Fol Drejt.
Ajri shumë i ftohtë arktik mbi Kolumbinë Britanike shkaktoi uljen e temperaturës së ajrit dhe gjatë natës së kaluar në pjesët perëndimore të kësaj province kanadeze ranë 25 centimetra borë, njoftoi shërbimi meteorologjik kanadez, Environment Canada, transmeton Reuters./FolDrejt/