Një aeroplan ka fluturuar me pasagjerët që kishin blerë biletat, por asnjë nga valixhet e tyre nuk ishin brenda aeroplanit.
Avioni po fluturonte nga Zvicra në Spanjë, përcjell Fol Drejt.
Mediat e huaja shkruajnë se çantat e pasagjerëve u lanë në Zyrih ndërkohë ata vetë kanë arritur në Bilbao të Spanjës.
Mësohet se pasagjerët pritën më shumë se dy orë për kontrollin e valixheve, por mungesa e stafit e bëri të pamundur një proces të tillë. Edhe ekuipazhi i fluturimit priti një orë e 16 minuta po ashtu për ngarkimin e çantave.
Sipas “Blick”, disa pasagjerë thanë se piloti kërkoi falje për vonesën në nisje, por nuk u përmend kurrë fakti se valixhet ishin lënë në Zyrih. Një nga pasagjerët, Carsten Redlich u shpreh se pushimet e tij u shkatërruan, e normalisht kështu u shprehën thuajse të gjithë pasagjerët./FolDrejt/