Nga Zyra për Komunikim Publik (ZKM), është bërë e ditur se Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Suedi, shkruan Fol Drejt.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton për në Stockholm të Suedisë” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në njoftimin pa shumë detaje, tregohet se me kë do të takohet zëvendëskryeministri:
“Gjatë kësaj vizite do të ketë takime me Ministren për Evropë Jessika Roswall, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson.”/FolDrejt/