“Rritjet e mëtejshme të pasigurisë tregtare dhe masat kufizuese përfundimisht do të përshkallëzohen në fragmentim të tregut dhe ndarje botërore,” tha Krishna Srinivasan, drejtor i Departamentit të Azisë dhe Paqësorit të FMN-së.
Rajoni i Azisë-Paqësorit do të humbasë më shumë se çdo rajon tjetër nëse sistemi i tregtisë globale copëtohet nga tensionet gjeopolitike, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), transmeton Fol Drejt.
Vendet e Azisë dhe Paqësorit mund të humbasin më shumë se 3.0 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) nëse tregtia ndërpritet në sektorët e prekur nga sanksionet e fundit të SHBA kundër Kinës për përdorimin e çipave të prodhuar kudo në botë me mjete amerikane dhe nëse barrierat jo-tarifore në zonat e tjera janë rritur në “nivelet e kohës së Luftës së Ftohtë”, sipas një studimi të FMN-së të publikuar sot./FolDrejt/