Fondi Monetar Ndërkombëtar tha sot se tërheqja e Rusisë nga Marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi përkeqëson perspektivën për sigurinë globale të ushqimit dhe rrezikon rritjen e inflacionit të ushqimit, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta.
FMN do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e vazhdueshme në rajon dhe ndikimin e tyre në pasigurinë ushqimore globale, raporton Reuters.
“Ndërprerja e nismës së grurit ndikon në furnizimin me ushqime të vendeve që mbështeten shumë në importet nga Ukraina, veçanërisht në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore”, njoftoi FMN./FolDrejt/