Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, paralajmëroi se ekonomia globale po përballet me rreziqe për stabilitetin financiar për shkak të turbulencave në sektorin bankar.
Georgieva tha se rritja e normave të interesit ka ushtruar presion mbi borxhin, duke shkaktuar “stres” në ekonomitë kryesore, përfshirë midis huadhënësve, raportoi Guardian, përcjell Fol Drejt.
Ajo vuri në dukje se ekonomia botërore do të rritet me vetëm tre për qind këtë vit, sepse rritja e kostove të huamarrjes, e kombinuar me luftën në Ukrainë dhe plagët nga pandemia Covid-19, do të mbysë rritjen./FolDrejt/