FMN thotë se ka miratuar një program monitorimi ekonomik për Ukrainën, i cili mund të ndihmojë Kievin të sigurojë financimin e donatorëve, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Programi i monitorimit është krijuar për të ndihmuar Ukrainën të ruajë stabilitetin dhe të katalizojë financimin e donatorëve mes nevojave shumë të mëdha të bilancit të pagesave dhe rreziqeve jashtëzakonisht të larta, pas pushtimit rus, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar në një deklaratë.
Autoritetet ukrainase janë të përkushtuara ndaj reformave ekonomike dhe financiare, në veçanti në lidhje me mbledhjen e taksave, tregun e borxhit të brendshëm, transparencën dhe pavarësinë e bankës qendrore, tha FMN.
Ata kanë katër muaj për të provuar progresin e tyre sipas skemës së Monitorimit të Programit me përfshirjen e Bordit (PMB), thuhet në deklaratë.
Ukraina kishte nevojë midis 40 miliardë dhe 57 miliardë dollarë për të mbuluar nevojat e saj buxhetore dhe operative për vitin 2023, tha Gavin Grey, kreu i misionit të FMN-së për Ukrainën./FolDrejt/