Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport në të cilin konfirmohet rritja ekonomike në Shqipëri. Por sipas raportit kjo është rritja më e madhe ekonomike që Shqipëria ka shënuar në dekadën e fundit.
Vetë FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) në një reagim sot ka theksuar se kjo rritje ekonomike është falë drejtimit të kësaj mazhorance.
FMN deklaron se borxhi publik është ulur me 1.7 pikë, se sa projeksioni respektiv i bërë në raportin e stafit të FMN.
“Konfirmohet gjithashtu që borxhi publik është ulur. Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e tij me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase. Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet. FMN, rivlerëson në këtë raport, se për vitin 2018 ai është në nivelin 67.2% e PBB-së, pra 1.7 pikë më i ulët se sa projeksioni respektiv i bërë në raportin e stafit të FMN. Po ashtu shumë pozitivisht vlerësohet emetimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase, duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj. Ndërsa Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit përshëndeten si faktor kyç në progresin e deritanishëm. Në të njëjtën linjë ne po vazhdojmë edhe me reduktimin e informalitetit duke ruajtur një sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm, sikurse i dhamë një lehtësim biznesit të vogël përmes uljes së tatim fitimit në 8%, nga 15% që ishte”, theksoi FMN.
Vlerësimi nga ky institucion është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, sidomos në këtë periudhë që pret edhe hapjen e negociatavenë Qershor të këtij viti.