Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden u desh të largohej nga kampi i Anglisë për t’iu nënshtruar një operacioni.
Mediat angleze raportuan se ai papritur nuk është ndjerë mirë gjatë stërvitjes. Kërkimet zbuluan se ai kishte nevojë për një operacion. Foden nuk ka mundur t’i ndihmojë kolegët e kombëtares në ndeshjen kundër Ukrainës.
Jo vetëm kaq, por ai pritet të jetë i padisponueshëm edhe për derbin e Manchester Cityt kundër Liverpoolit në Etihad këtë fundjavë.
Këtë sezon, Foden shënoi 13 gola dhe regjistroi gjashtë asistime në 36 ndeshje për Cityn në të gjitha garat, transmeton Fol Drejt.