Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Fol Drejt është interesuar të mësoj më shumë rreth kësaj vizite dhe e ka kontaktuar Zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Më saktësisht, Fol Drejt e ka pyetur nëse kryeministri do të qëndrojë akoma në ShBA, si dhe nëse ka informacione rreth kostos së shpenzimeve.
“Kryeministri Kurti do të jetë për vizitë në ShBA edhe gjatë kësaj jave” – ka thënë Kryeziu, duke shtuar se për shpenzimet e udhëtimit duhet bërë një kërkesë zyrtare për qasje në dokumentet publike:
“…për shpenzimet e udhëtimit, mund të bëni kërkesë zyrtare në qasje për dokument publike që pastaj do të trajtohet nga zyrtarët përgjegjës.”
Ua kujtojmë se sot është dita e 14 e tij e qëndrimit në ShBA./FolDrejt/