Në ditën kësaj feste, gazeta online Fol Drejt uron që kjo datë shqiptarët t’i gjejë më të lidhur me njëri tjetrin, më të fortë dhe më të “mosvarun!”
1010 vite pas, qenësia e kombit shqiptar është ende në rrezik. Fjalët e Ismail Qemail Beut të thëna atëbotë, ndërsa vinte theksin te “rreziku i math” në të cilin ndodhej Shqipëria, tingëllojnë ende aktuale.
Ato fjalë, ato vepra të patriotëve që vunë gurthemelin e shtetit shqiptar, qofshin vizioni ynë!
Le ta kujtojmë për të dhjetën herë deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, të lexuar më 1912:
“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme.
Passi upërmendën prej Ismail Qemal Beut Kryetarit të Kongresit, rreziqet e mjerimet në të cilat ndodhet Shqipnia, kongresistët me nji zâ pranuan Independencën edhe e proklamuan Shqipniën Shtet Independent e të lirë./FolDrejt/