Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Fol Drejt i siguron të dhënat nga MKRS për dëmet e bibliotekave të djegura nga forcat kriminale serbe

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), i është përgjigjur kërkesës së Gazetës online “Fol Drejt” rreth të dhënave për librat dhe bibliotekat e dëmtuara, djegura apo shkatërruara, gjatë luftës së fundit në Kosovë në periudhën 1998-1999 nga forcat paramilitare e militare serbe. Sipas burimeve nga ana e ministrisë, bëhet fjalë për 1.7 milionë libra dhe 175 biblioteka të dëmtuara, djegura, apo shkatërruara. Këto të dhëna përkojnë me dokumentet zyrtare të cilat i posedojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt

“Fol Drejt” përmes kërkesës për qasje në dokumente publike kishte kërkuar nga Ministria e Kulturës të dhëna për librat dhe bibliotekat e shkatërruara e të djegura nga forcat kriminale serbe, duke e respektuar konfidencialitetin e segmenteve të raportit për dëmet e luftës rreth trashëgimisë kulturore shqiptare në Kosovë, në rast se i kërkohej një gjë e tillë. Ministria e Kulturës kishte refuzuar ta bëjë publik raportin me arsyetimin se raporti akoma nuk e ka fituar statusin e dokumentit publik, pa dhënë qartësime më të hollësishme.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Mirëpo, Ministria e Kulturës ka kthyer përgjigje për të dhënat specifike të kërkuara që përkojnë me dokumentet zyrtare të cilat mediumi “Fol Drejt”, i kishte siguruar në mënyrë ekskluzive qysh gjatë vitit 2022. Të dhënat dokumenteuese prezantojnë 175 biblioteka e 1 milion e 665 mijë e 496 libra të shkatërruara e të djegura nga forcat militare dhe paramilitare serbe. Të njëjtat të dhëna i ka raportuar edhe Ministria e Kulturës.

“Të dhënat nga raporti të cilave iu është referuar ministri janë të dhëna preliminare, të cilat i ka nxjerrë edhe në një postim në “Facebook”, ku i përmend që janë dhjetëra biblioteka dhe 1.7 milionë libra shqip të shkatërruara“, thuhet në shkrimin e ministrit, Hajrulla Çeku.

Sipas ministrisë, të dhënat janë në përpunim e sipër e raporti është preliminar, andaj ato edhe mund të ndryshojnë gjatë procesit punues derisa të miratohen në formën e një dokumenti zyrtar dhe përfundimtar.

“Ndonëse puna e komisionit është në proces dhe ende nuk është e finalizuar, të gjitha të dhënat dhe dokumentet që nxjerr si rezultat ky komision janë të dhëna preliminare dhe nuk mund të konsiderohen të dhëna finale e të konfirmuara. Prandaj, ne edhe nuk mund t’iu ofrojmë të dhëna statistikore të cilat mund të ndryshojnë në fund, kur këto dokumente të miratohen si dokumente zyrtare dhe të përfunduara” thuhet në përgjigjen përfundimtare nga Ministria e Kulturës.

Kronologjia e raportit për dëmet e luftës

Në fillimvitin 2023, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), bëri të ditur që e ka hartuar raportin, i cili i prezanton dëmet e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë nga ushtria serbe në luftën e viteve 1998-1999. I njëjti raport pretendohej se do të përdorej nga Republika e Kosovës në bisedimet kundër Serbisë në Bruksel. Përmes raportit të dokumentuar, Republika e Kosovës do të kërkonte dëmshpërblim nga Serbia për dëmet që e kjo e fundit i shkaktoi gjatë luftës në trojet autoktone shqiptare në Kosovë.

Në dhjetor të vitit 2022, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, pati thënë se Komisioni Shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999, e ka hartuar raportin preliminar ku flitet për 1300 objekte kulturore e historike të shkatërruara dhe të djegura nga Serbia. Deklarata e ministrit së fundi thotë se janë 1700 objekte kulturore e historike që janë djegur e shkatërruar nga forcat serbe. Kjo deklaratë vjen pas grumbullimit shtesë të të dhënave të tjera të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Për korrektësi dhe transparencë ndaj publikut, pas refuzimit për qasje në dokumente publike nga MKRS, më 17 mars 2023, bazuar në aspektet ligjore është dorëzuar ankesë ndaj Ministrisë së Kulturës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP). Kjo e fundit më 30 qershor 2023, i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Kulturës për refuzimin e kërkesës në dokumente publike, duke u mbështetur në arsyet që raporti përfundimtar akoma nuk është finalizuar.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi, gjatë komunikimit të zhvilluar në kuadër të procesit të shqyrtimit të kësaj ankese, ka marrë arsyet nga MKRS, të cilat i vlerëson si të bazuara, sepse autoriteti mbikëqyrës nuk mund të detyrojë një institucion publik të ofrojë dokumente publike, sipas një kërkese, të cilat nuk janë të plota, duke e mbështetur pamundësinë e ofrimit të qasjes me arsyetimin se ato dokumente (informacione e të dhëna statistikore) aktualisht nuk ekzistojnë sepse janë në përpunim e sipër“, thuhet ndër të tjera në vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Vendimi përfundimtar ligjor nga Agjencia për Informim dhe Privatësi do të respektohet. Në të njëjtën kohë, mediumi “Fol Drejt” do ta përcjellë medialisht nga afër punën e ministrisë rreth raportit për dëmet e luftës, duke e respektuar pjesën e konfidencialitetit e duke informuar për të dhënat publike.

Emërimi i Komisionit Shtetëror

Në korrik të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për emërimin e Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së viteve 1998-1999. “Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 19-të, ka marrë vendim për emërimin e Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së viteve 1998-1999“, thuhej në atë kohë në komunikatën e lëshuar nga MKRS.

Detyra e Komisionit ishte të hulumtojë, grumbullojë dhe administrojë informacionet e dëshmitë nga arkivat publike dhe jopublike. “Ky komision ka për detyrë të hulumtojë, grumbullojë dhe administrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë e nevojshme nga arkivat publike dhe jopublike, si dhe nga të gjitha burimet e tjera të besueshme të informacionit zyrtar me qëllim të realizimit të plotë dhe në mënyrë shteruese të detyrës për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së viteve 1998-1999“, bënte të ditur MKRS.

Komisioni ishte i obliguar të hartojë raporte për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të njoftojë edhe Zyrën e Kryeministrit. “Komisioni obligohet të hartojë raporte për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe ta njoftoj edhe Zyrën e Kryeministrit. Në fund të punës, përkatësisht mandatit të tij, komisioni obligohet të hartojë një raport përfundimtar së bashku me një vlerësim të dëmit dhe rëndësisë historike, kulturore, shoqërore dhe shpirtërore të objekteve të shkatërruara si dhe të kostos së përafërt financiare të tyre“, vinte theksin më tej MKRS.

Sipas MKRS-së, Komisioni Shtetëror në përbërje kishte 14 anëtarë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë.

Bibliotekat dhe librat e djegura

Nga burime të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mediumi “Fol Drejt” e kishte siguruar ekskluzivisht dokumentin e dëmeve të luftës që flet për librat dhe bibliotekat e shkatërruara dhe të djegura. Kujtojmë se në gusht të vitit 2022, në “Fol Drejt”, ishte publikuar hulumtimi rreth mbylljes, shkatërrimit dhe djegies së bibliotekave e librave gjatë luftës së viteve 1998-1999 nga forcat serbe.

Sipas të dhënave nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga 1 tetori i vitit 1990 e deri në qershor të vitit 1999, në Kosovë janë mbyllur, shkatërruar e djegur rreth 600 biblioteka të të gjitha llojeve. Ky terror e kulturocid është shkaktuar nga aparati shtetëror i Serbisë përmes policisë, ushtrisë dhe grupeve kriminale serbe.

Nga ana tjetër, sipas raportit nga Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, dokumentohet se në vitet 1998-1999, ushtria kriminale serbe i shkatërroi dhe i dogji 175 biblioteka dhe 1 milion e 665 mijë e 496 libra në Kosovë me artileri të rëndë ushtarake. Prej tyre: 65 biblioteka publike në qytete e fshatra, 96 biblioteka të shkollave fillore e të mesme dhe 14 biblioteka speciale./FolDrejt/

Tags: BibliotekatGëzim OlluriHajrullah CekuKosoveMKRSRaporti
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike në Spitalin e Prizrenit

Lajmi tjetër

PDK-ja kundër PDK-së? Publikohet libri ku akuzohen rënd Thaçi e Veseli, ndërsa sponsorizohet nga Komuna e Ferizajt

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM