Fondacioni Holandez Fetar përmes një deklarate dënoi dërgimin e letrave në disa xhami në Holandë me përmbajtje islamofobike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Xhamitë, të cilat janë të lidhura me fondacionin, të njohur gjithashtu si “Hollanda Diyanet Vakfı” (HDV), morën letrat javën e kaluar, duke përfshirë karikatura që fyente Profetin Muhamed dhe Islamin.
Nga fondacioni thonë në deklaratë se incidente të ngjashme në të kaluarën u shndërruan në sulme, duke theksuar se ” dënojmë fuqishëm çdo sulm ndaj tempujve dhe vendeve të shenjta”.
“Ne presim që autoritetet të identifikojnë autorët e sulmeve të tilla që shqetësojnë komunitetin tonë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.
Fondacioni njoftoi se ka funksionuar në Holandë për më shumë se 40 vjet, duke ofruar mundësi për muslimanët e vend që të përmbushin detyrimet e tyre fetare.