Ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë janë përjashtuar nga ceremonia e çmimit Nobel të këtij viti në Stokholm për shkak të luftës në Ukrainë.
Fondacioni Nobel, një fondacion privat që administron çmimet prestigjioze, zakonisht fton ambasadorët e vendosur në Suedi në ceremoninë vjetore të çmimeve më 10 dhjetor, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Por për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, Fondacioni Nobel ka zgjedhur të mos ftojë ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në ceremoninë e çmimit Nobel në Stokholm”, thuhet në një deklaratë. Fondacioni tha gjithashtu se do të vazhdojë praktikën e tij për të ftuar liderët e të gjitha partive në parlamentin suedez, me përjashtim të demokratëve suedezë kundër imigracionit./FolDrejt/