Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Fondet sekrete greke dhe jo vetëm, që blejnë politikanë dhe imamë në Ballkan

6 vjet më parë
in LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në 16 tetor 2018 është ngritur shumë zëri në mbledhjen e kabinetit të qeverisë greke. Në këtë ditë debatuan ashpër ministri i brendshëm Panos Kammenos dhe ministri i jashtëm Nikos Kotzias. Të dy shkuan aq larg sa akuzuan njëri-tjetrin për korrupcion dhe keqpërdorim detyre. Një ditë më pas Kotzias dha dorëheqje dhe akuzoi kryeministrin se e kishte lënë në baltë e pa mbrojtje në atë debat, shkruan fillimisht prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell ekskluzivisht në shqip vetëm foldrejt.com.

Çfarë ndodhi në atë debat?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ashtu siç u shpërndanë edhe nëpër media greke „To Vima“ dhe më pas edhe  te „Eleftheros Typos“, ministri i brendshëm Kammenos kishte folur me zë të lartë për 50 milionë eurot të dhëna nga investitori amerikan George Soros kundrejt ministrit të jashtëm Kotzias, ku ky i fundit me këto para duhej ti ‘blente’ (lexo: korruptonte) deputetët e Kuvendit të Shkupit. Në mediat e lartëpërmendura u shkruajt gjithashtu se mes përfituesve të këtyre parave ishin edhe Ali Ahmeti (400 mijë euro) dhe Ziadin Sela (230 mijë euro). Me rëndësi ishte të sigurohej ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, që do sjellte edhe fundin e kontestit të emrit mes dy fqinjëve.

Kjo çështje u tejkalua, por momenti më i vështirë i Kotzias ishte arritja e dy të tretave të deputetëve të Maqedonisë (së Veriut) për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Këto numra nuk i kishte Zoran Zaevi, andaj i duheshin renegatë. Deputetët opozitarë u strukën nga drejtësia dhe u kërcënuan me ecuri korruptive.

Gazeta greke e cituar nga FAZ, „Eleftheros Typos“ thotë se Kammenos ka akuzuar Kotzias se ka rrëmbyer 45 milionë euro nga “kasafortat sekrete”, kurse Kotzias u përgjigj: “unë kam 11 milion euro nga kasafortat sekrete, prej të cilave gjysma janë për kishën.”

Kotzias në lidhje me 50 milion eurot e Sorosit thotë se “akuzat e Kammenos janë të pavërteta, pasi Sorosi ka institucionet e tij në Maqedoninë Veriore dhe s’kishte pse ti mi dërgonte mua 50 milion euro për ti blerë deputetët.” Më tej Kotzias shtoi bile se as nuk e ka takuar Sorosin dhe se nuk ka përdorur kanalet e tij për t’ua dërguar paratë deputetëve të Maqedonisë, siç akuzonte Kammenos.

Shumë persona akuzojnë në fakt Kammenos, i cili në janar dha dorëheqje si protestë ndaj Marrëveshjes së Prespës, se po (keq)përdorte rastin për të arritur mbështetje te elektorati grek që të kalonte pragun e 3 përqindëshit.

Loja nuk përfundon këtu

Për shkak të akuzave, Kotzias paditi ish kolegun e tij Kammenos për fyerje, shpifje dhe kërcënim. Korzias tregon bile edhe një sms në telefonin e tij të datës 15. korrik 2018: “mjaft më me daljet tuaja nëpër media dhe përmendjen e partisë sime Anel. Nëse edhe njëherë përmend Anel-in, atëherë do ta nxjeri maskën publikisht…”. Ngjashëm e ka kërcënuar në 30 shtator. Por Kammenos pretendon se ka mjaft argumenta për keqpërdorimin e parave greke nga Kotzias, për blerjen e mediave dhe politikanëve në Shkup.

Kasaforta të zeza ka në çdo vend

Më tutje media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung thekson se kasafortat e zeza ose siç quhen rëndom sekrete, ka në çdo vend, bile edhe në Gjermani, që përdoren për raste të veçante, përcjell foldrejt.com.

Një shembull nga Gjermania merret përdorimi i fondeve sekrete në politikën ballkanike të viteve 90-ta. Sipas FAZ, qeveria gjermane me valixhe plot pare nga fondet sekrete kishte mbështetur sistematikisht opozitën kundër diktatorit Slobodan Miloshevic.

Prestigjiozja gjermane nuk ndalet këtu por tregon edhe më konkretisht sesi paratë gjermane kishin financuar organizatën rinore „Otpor“, por edhe kryeministrin e mëvonshëm serb Zoran Gjingjiq – të vrarë gjatë detyrës. Këto dy organizata serbe merrnin para edhe nga shtetet tjera perëndimore.

“Filozofia jonë ishte e qartë: nëse Millosheviq merrte para nga Rusia dhe burime tjera, është e drejtë dhe e lirë, nëse ne ndihmojmë forcat tjera që luftojnë për demokraci,” sqaron një burim anonim nga Gjermania, përcjell foldrejt.com.

Rasti i Luftës së Kosovës dhe Greqia

Dihet se gjatë Luftës së Kosovës, qeveria greke e Giorgos Papandreou, ngjashëm kishte përdorur fondet sekrete. Dihej se për shqiptarët e Kosovës më të urryerit e forcave të KFOR-it ishin rusët dhe grekët, që përbënin rreth 1200 pjesëmarrës.

“Atëkohë, ushtarët grekë frikësoheshin nga ndonjë dhunë e mundshme e radikalëve shqiptarë. Për këtë ishte e rëndësishme, që të mundësonim një frymë pozitive për trupat tona. Atëherë rrjedhën para nga fondet e ministrisë së jashtme,” thotë një ish pjesëmarrës grek.

Si shembull të kësaj politike pragmatiste merret edhe krimineli serb Vanja Bokan, i njohur për kontrabandën e cigareve gjatë viteve 90-ta, që më pas u natyralizua si grek. “Partner është ai që është në shfrytëzim.” Ai u përdor për këto fonde sekrete, derisa më pas u vra në villën e tij në Athinë në 2000 (me gjasë duhet të ketë përfunduar misionin!).

“Ne deshim të jemi të dashur të shqiptarët – veçanërisht kundrejt tyre ku patrullonin trupat tona,” thotë një ish përfaqësues grek në Kosovë.

Fondet e sotme?

Një pjesë e madhe e fondeve të ministrisë së jashtme greke shkojnë edhe te Patriarkana e Stambollit, me një shifër të njohur koduese. Për këtë është e njohur natyrisht Turqia, por nuk reagon pasi edhe ajo vetë “investon” mjaft në Greqi. Në juglindje të Greqisë, ku jetojnë një shumicë muslimane, Ankaraja dhe Athina prej dekadash luftojnë për blerjen e imamëve me para – një lufte financiare.

“Konsullata gjenerale turke në Komotini jep shumë para për të fituar besnikërinë e imamëve në rajon. Ministria tonë e jashtme tenton, që ti kundërpërgjigjet kësaj me zyrat tona politike në Xanthi dhe Komotini. Gjithsesi është një luftë e pabarabartë, pasi Turqia ka më shumë para sesa neve,” thotë një burim grek për FAZ.net.

Disa imamë “shfrytëzojnë” rastin dhe marrin para nga Ankaraja dhe Athina, por në fund më besnik i mbesin Rexhep Taip Erdoganit.

Kotzias pranon se ekzistojnë kasafortat sekrete dhe këto para përdoren për të “ndikuar jashtë shtetit” por edhe se një pjesë e madhe e parave shkojnë për kishat. Ai nuk jep detaje shtesë.

Disa burime në Athinë thonë se edhe media maqedonase „Nezavisen“ është ‘mbështetur’ me para greke. Mëpërpara kjo media merrte fonde hungareze që ishte mbështetëse e Gruevskit dhe kundër zgjidhjes së kontestit të emrit. Në fund, pasi paratë greke duhet të kishin qenë më të majme se ato hungareze, “Nezavizen” loboi për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Me të drejtë media gjermane në fund thekson se në Maqedoninë e varfër është thuajse e pamundur të fitosh para me botimin e një gazete. Por kjo arrihet falë ndihmës së jashtme.

Ajo që mbetet nga debati i Kammenos me Kotzias është ky shkrim këtu, pasi ngritja e ecurisë penale nëpër gjykata greke dështoi. Asnjëri nuk e votoi në parlamentin grek për ngritjen e një komisioni hetuesie. Jo më kot quhen rëndom fonde sekrete. Populli pak di, por ka arritur të kuptojë falcitetin e politikanëve tanë./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shqiptarët dhe OBRM thuajse njëzëri: Policia dhe shteti larg duart nga BFI

Lajmi tjetër

Moti sot – erdhi pranvera!

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM