Një grup investitorësh i udhëhequr nga fondi i pasurisë të Arabisë Saudite ka arritur një marrëveshje për blerjen e klubit anglez Newcasle United në vlerë prej 300 milion Pound nga manjati anglez në Mbretërinë e Bashkuar Mike Ashley, raporton Financial Times.
Marrëveshja vjen pasi sporti më i njohur në botë po përballet me një ndërprerje të pashembullt nga pandemia e koronavirusit, e cila ka bërë kërdi në orarin global të futbollit dhe ka ndaluar Premier League pa asnjë tregues se kur do të përfundojë sezoni aktual.
Nëse arrihet kjo marrëveshje, atëherë në futbollin botëror do i shtohet edhe një investitor tjetër nga Lindja e Mesme.
Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite, i cili drejtohet nga Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman, është duke financuar 80 përqind të çmimit të blerjes në para të gatshme prej 300 milioneve.