Sipas Football Insider, Arsenali nuk ka hequr dorë nga shpresa për të nënshkruar me Moises Caicedon e Brightonit, pavarësisht se ekuadoriani ka vënë në letër një kontratë të re afatgjatë me skuadrën e tij.
Caicedo ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me skuadrën deri në vitin 2027, vetëm pak javë pasi shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi për të kaluar në Arsenal në fund të afatit kalimtar të janarit.
Vetë mesfushori është ende i etur për t’u transferuar në një klub elitar këtë verë pasi synon të luajë në nivelin më të lartë.
Megjithatë, Brighton besohet se janë në një pozicion të fortë negocimi pasi një kontratë e re u ra dakord kohët e fundit dhe mund të kërkojnë më shumë se çmimi i tyre prej 90 milionë funtesh në të ardhmen, transmeton Fol Drejt.