Nga dje, pronari i Twitter dhe Tesla, Elon Musk, nuk është më njeriu më i pasur në botë, sipas të dhënave të revistës prestigjioze të Nju Jorkut “Forbes”.
Musk ra nga vendi i parë pas blerjes prej 44 miliardë dollarësh të Twitter dhe shitjes së aksioneve në kompaninë e tij të makinave elektrike, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Vendin e parë e zuri Bernard Arnault, pronari i markës luksoze Louis Vuitton dhe kompanive të shumta, pasuria e të cilit sipas “Forbes” vlerësohet në 185.4 miliardë dollarë./FolDrejt/