Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ukrainase rrëzoi 12 nga 13 dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani që Rusia lëshoi gjatë natës më 2 nëntor, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Më 1 nëntor, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar tashmë mbi 300 dronë kamikazë të gjuajtur në Ukrainë nga forcat ruse.
Në të njëjtën ditë, CNN raportoi, duke cituar zyrtarë perëndimorë të paidentifikuar, se Irani po përgatitet të dërgojë rreth 1000 armë shtesë në Rusi, duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi tokë-tokë dhe rreth 400 dronë kamikazë.
Rusia mund të ketë porositur deri në 2,400 dronë nga Irani, sipas presidentit Volodymyr Zelensky. /FolDrejt/