Forcat e armatosura të Turqisë kanë filluar një operacion të gjerë ajror kundër organizatave terroriste PKK/YPG/PYD.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Abdylvehab Ejupi përmes një postimi në rrjetin social Facebook:
“Si kundërpërgjigje ngaj sulmeve terroriste në İstiklal javën e kaluar, në këto momente forcat e armatosura të Turqisë po zhvillojnë operacion të gjerë ajror kundër organizatave terroriste PKK/YPG/PYD në linjën nga Tel Rifat në Siri deri në Kandil afër kufiri Irak/Iran.
Gjatësia e kësaj linje, në të cilën kryhen operacione të njëkohshme kundër objektivave terroriste është më shumë se 700 km.
Kjo do të thotë se forcat ajrore turke po bombardojnë PKK-në në të gjithë frontet ku ndodhen. Nuk bën dallim mes PKK-së në Irak, YPG-së në Siri nën mbrojtjen e SHBA-së ose YPG-së në Siri nën mbrojtjen ruse.
Në ndërkohë nuk ka operacion tokësor në Siri, për momentin. Në operacionin përveç aeroplanëve luftarak F16, dhjetra dron luftarak prodhim vendor si Bayraktar TB2, Akıncı dhe Anka participojne.
Ditë më herët SHBA paralajmëroi për operacion të tillë.”, ka shkruar ai.