Dy civilë kanë humbur jetën nga një sulm me raketa në jug të kryeqytetit të Libisë, Tirpoli, të kryer nga milicët besnikë të udhëheqësit të forcave të paligjshme të armatosura në lindje të vendit, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Emin al-Hashimi, nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Qeverisë së Libisë, tha në një deklaratë se militantët e Haftarit kanë sulmuar vendbanimet civile në rajonin Abu Selim në jug të Tripolit.
Hashimi njoftoi se dy civilë janë vrarë dhe tetë janë plagosur nga sulmi me raketa.
Fotografi dhe video që tregonin zjarr dhe tym të zi të shkaktuar nga sulmi në rajon u shpërndanë në rrjetet sociale.
Ndryshe, dhjetëra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë plagosur nga janari në zonat jugore të Tripolit si rezultat i sulmeve të forcave të Haftarit.
Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB.
Që nga prilli i vitit 2019, qeveria legjitime është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në Libinë lindore, dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë nga dhuna.