Forcat izraelite vranë një palestinez gjatë një bastisjeje që kryen në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës thuhet se “Ka humbur jetën Mustafa el-Kestuni, 32-vjeç, i cili u plagos në kokë, gjoks dhe bark në sulmin e forcave izraelite në Jenin”.
Më tej në deklaratë thuhet se një 34-vjeçare emri i së cilës nuk identifikohet, punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë është plagosur me 2 plumba që e kanë goditur në bark dhe gjoks.
Dëshmitarët në një deklaratë për Anadolu theksuan se forcat izraelite zhvilluan bastisje në Jenin me shumë mjete ushtarake dhe buldozerë.
Po ashtu dëshmitarët u shprehën se dhjetëra palestinezë u përpoqën të rezistojnë dhe se u shënuan përleshje mes grupeve të armatosura palestineze dhe forcave izraelite.
Forcat izraelite shpërthyen një furrë në qendër të Jeninit thanë dëshmitarët, duke konfirmuar se janë arrestuar edhe 2 palestinezë.