Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar bashkë me ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intensive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka thënë Mehaj,/FolDrejt/