Forcat gjermane po patrullojnë kufirin greko-maqedonas për të parandaluar emigrantët ilegalë nga Lindja e Mesme në Europën perëndimore, shkruajnë mediat gjermane si faz.net, përcjell foldrejt.com.
Edhepse korridori ballkanik është i mbyllur zyrtarisht, numri i emigrantëve ilegalë ka filluar të rritet përsëri.
Arsyeja se pse forcat gjermane patrullojnë kufirin, është se shumë refugjatë po tentojnë të vijnë drejt Europës Perëndimore me ndihmën e dokumentave të falsifikuara, që i marrin nga refugjatët e pranuar në Gjermani.
Gjatë 2018 janë zbuluar 6500 raste të tilla, me çrast janë parandaluar 6500 emigrantë që të futen në Gjermani./Foldrejt.com