“Nayef al-Rajoub u arrestua pasi forcat izraelite bastisën shtëpinë e tij”, në qytetin Dura, në jugperëndim të Hebronit, tha djali i tij Mohamed.
Forcat izraelite sot kanë arrestuar një udhëheqës të lartë të Hamasit gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur djali i tij, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Nayef Al-Rajoub u arrestua pasi forcat izraelite bastisën shtëpinë e tij”, në qytetin Dura, në jugperëndim të Hebronit, tha djali i tij Mohamed.
Nuk është dhënë asnjë arsye për arrestimin e Al-Rajoub.
Udhëheqësi i Hamasit u lirua nga forcat izraelite në janar pas 8 muajve në paraburgim administrativ.
Politika e ndalimit administrativ u lejon autoriteteve izraelite të mbajnë palestinezët pa akuza.
Nayef al-Rajoub është vëllai i liderit të lartë të Fatahut, Jibril al-Rajoub. Ai u zgjodh ligjvënës gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2006 të fituara nga Hamasi.
Ai më parë ka shërbyer si ministër i vakëfeve fetare.
Në një tjetër zhvillim, një palestinez u plagos nga forcat izraelite gjatë përleshjeve në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor, njoftoi një burim mjekësor lokal.
Dhuna shpërtheu kur forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Dheisha, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj kanë arrestuar 4 palestinezë nga kampi Dheisha dhe 3 të tjerë nga qyteti Dura afër Hebronit./FolDrejt/