Një palestinez u vra në një sulm të forcave izraelite në Kudsin veriperëndimor.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se Dawud Mahmood Khalil Rayyan, 42 vjeç, vdiq si pasojë e një plumbi në zemër në zjarrin e hapur nga ushtarët izraelitë në vendbanimin Beyt Dakku në veriperëndim të Kudsit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë bastisën vendbanimin Beit Dakku në veriperëndim të Kudsit dhe dje u kontrollua shtëpia e palestinezit, i cili dyshohet se tentoi të “shkelte me automjet”.
Pas bastisjes, ndodhi një incident mes forcave izraelite dhe dhjetëra palestinezëve në rajon. Forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe plumba gome, si dhe gaz lotsjellës në incident.
Gjithashtu u vra një palestinez që dyshohet se tentoi të “shkelte me automjet” në qytetin e pushtuar Ramallah në Bregun Perëndimor.
Forcat izraelite, të cilat kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here shpërthejnë incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reagojnë ndaj bastisjeve./FolDrejt/