Në qytetin lindor Jericho në Bregun Perëndimor të pushtuar, 2 palestinezë humbën jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve SND, ushtria okupatore izraelite bastisi kampin e refugjatëve Akbet Jabr të Jerichos.
Në përleshjen që shpërtheu mes palestinezëve që donin të pengonin bastisjen dhe ushtarëve izraelitë, humbën jetën dy palestinezë të quajtur Mohammed Ribhi Nujum dhe Qusay Omar al-Welji si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët.
Kanali televiziv Aksa transmetoi drejtpërdrejt të gjitha ndërhyrjet e kryera tek dy personat të dërguar në Spitalin Jericho. Me gjithë ndërhyrjet mjekësore, u konstatua se të plagosurit nuk mund të shpëtonin.
Ushtarët izraelitë gjithashtu arrestuan një palestinez të quajtur Mohammed Nasser Abu al-Asel në shtëpinë e tij gjatë bastisjes në kampin Akbet Jabr.