Ushtria ruse ka goditur bazën ushtarake në rajonin e Dnipro.
Kjo u bë e ditur pas një deklaratë të kreut të administratës shtetërore rajonale Dnipro Valentyn Reznichenko, sipas la repubblica, transmeton Fol Drejt.
“Disa orë më parë, forcat ruse goditën me raketa një bazë ushtarake. Si pasojë e sulmit, është shkatërruar ndërtesa e administratës dhe depoja e karburantit. Dy persona vdiqën dhe 5 janë plagosur”, tha ai, duke shtuar se të plagosurit janë dërguar në spital./FolDrejt/