Forcat ruse kanë shënjestruar njësitë ukrainase në veri të Kharkovit dhe ka raporte për sulme në rajonet Chernihiv dhe Sumy.
Ushtria ukrainase njoftoi sot se forcat ruse po vazhdojnë sulmet ajrore në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe po përpiqen të avancojnë drejt qyteteve në Ukrainën lindore, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës vuri në dukje se forcat ruse po hapin gjithashtu zjarr artilerie dhe granatojnë ushtrinë ukrainase në drejtim të Zaporozhye, e cila është një strehë për civilët që ikën nga Mariupol./FolDrejt/