Që nga pushtimi rus më 24 shkurt, prokurorët ukrainas kanë dokumentuar 46,432 krime lufte. Kjo është sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Në total, që nga fillimi i luftës ruse në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, janë regjistruar 46,432 krime agresioni dhe krime lufte (shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës, planifikimi, përgatitja, nisja dhe kryerja e një lufte agresive, propaganda e luftës, dhe të tjera).
Poashtu, janë dokumentuar 18.864 krime kundër sigurisë kombëtare të Ukrainës (shkelje e integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës, tradhti, veprimtari bashkëpunuese, ndihmë dhe nxitje ndaj shtetit agresor, sabotim, etj.).
PGO vëren se 627 zyrtarë ushtarakë dhe shtetërorë rusë – ministra, ligjvënës, komandantë, zbatues të ligjit dhe propagandues – konsiderohen tani si të dyshuar në hetimet kryesore për agresionin rus ndaj Ukrainës.
Siç u raportua më herët, presidenti i Letonisë Egils Levits mbështeti idenë e krijimit të një gjykate speciale për të hetuar luftën në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës. /FolDrejt/