Forcat ruse kanë shkatërruar një fabrikë municionesh pranë Kievit, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov.
Gjatë mëngjesit të së dielës është raportuar për shpërthime në kryeqytetin ukrainas.
“Gjatë natës, raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan një fabrikë municionesh pranë qytetit të Brovary në rajonin e Kievit”, tha Konashenkov, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.