Sipas BBC-së, forcat ruse kanë goditur Odesën në orët e para të mëngjesit.
BBC u referohet deklaratave të zyrtarëve ukrainas, transmeton Fol Drejt.
“Rusët nisën sulmet në qytetin port nga Deti i Zi. Si rezultat, janë goditur objektet e infrastrukturës në rajonin e Odesas,” deklaruan zyrtarët ukrainas.
Në anën tjetër, është raportuar se trupat ruse janë tërhequr tërësisht nga veriu i Ukrainës./FolDrejt/