Forcat ushtarake të Vladimir Putinit kanë marrë kontrollin e qytetit të Slavutych, ku jetojnë punëtorët e centralit bërthamor të Çernobilit, tha të shtunën në mëngjes guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksandr Pavlyuk, raporton SkyNews.
Pavlyuk shkroi në një postim në internet se trupat ruse kishin pushtuar spitalin në Slavutych dhe kishin rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit. Dje, Ukraina tha se trupat e saj kishin zmbrapsur sulmin e parë nga trupat ruse që po afroheshin në qytet.
Ndërkohë, një zyrtar ukrainas thotë se Kherson do të rimerret sot nga Ukraina./FolDrejt/