Forcat ruse në Ukrainë duket se e kanë zhvendosur fokusin nga një ofensivë tokësore që kishte si objektiv kryeqytetin Kiev, duke i dhënë përparësi atij që Moska e quan çlirimin e rajonit të kontestuar të Donbasit në lindjen industriale të vendit, thanë zyrtarët të premten, duke sugjeruar një fazë të re të luftës.
Duket ende herët për të ditur nëse kjo do të thotë që Presidenti Vladimir Putin po zvogëlon ambiciet e tij në Ukrainë, por lëvizjet ushtarake ruse këtë javë tregojnë pohimin e realitetit të një rezistence të fortë ukrainase.
Forcat e Putinit janë nën presion të madh në shumë pjesë të vendit dhe Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po përshpejtojnë transferimin e armëve dhe furnizimeve në Ukrainë. Ditët e fundit, zyrtarët amerikanë kanë thënë se po shohin prova të kalimit të forcave mbrojtëse ukrainase në ofensivë në përmasa të kufizuara në disa zona të vendit./FolDrejt/